Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar pjesëtarin e FSK-së, A.K. nën dyshimin për përfshirje në plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë.
I njëjti është kapur në Prevallë.
Derisa dy të plagosurit Stefan Stojanovic dhe Milan Stojanovic janë jashtë rrezikut për jetë.
Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë.
“Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Indeksonine ka kontaktuar me të dyshuarin për rastin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.
A.Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij.
Indeksonlineka kontaktuar me të, pak minuta para se t’i vetdorëzohet forcave të rendit.
I njëjti ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.
“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai për “Indeksonline”.


