Lajme

I dyshuari për grabitje shpallet në kërkim nga Policia

03/21/2024 09:54
nga:Sh R

I dyshuari për grabitje në muajin shkurt të këtij viti si dhe posedim të paautorizuar të armës, Kushtrim Xhaka, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmëroj policinë përmes numrave publikë apo edhe në stacion policor.

“Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Personi i dyshuar është:

• Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor.