Lajme

“I dorëzuar, në gjendje të mjerueshme”! – Cana komenton deklaratën e Kurtit

06/13/2023 14:28
nga:Astrit Gashi

Diplomati Edon Cana komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e Kryeministrit Albin Kurtit lidhur me situatën në veri dhe planin për të ulur tensionet me serbët lokalë.

Sipas tij, Kurti u shfaq i dorëzuar dhe në gjendje të mjerueshme, “pasi e ka kuptuar pozitën e tij lidhur me gjeopolitikën rajonale dhe tani duke lutur Vuçiqin për takim.

“Ishte shumë e rëndë ta dëgjoja kryeministrin Kurti si qytetar i republikës së Kosovës. Ishte në gjendje të mjerueshme, i dorëzuar duke përdorur një fjalor populist për të shpëtuar fytyrën para elektoratit por totalisht i dorëzuar. Pasi e ka kuptuar pozitën e tij sa i përket gjeopolitikës rajonale dhe tani duke lutur Vuçiqin për takim. Kjo aventurë ka pasur një konkluzion që nga fillimi, por fatkeqësisht kjo është një dëm i pariparueshëm që po bëhet Kosovës në veri dhe në negociatat për të cilën Kosova do paguajë një çmim shumë të rëndë”, tha Cana.