Lajme

I diplomuar në Oxford: Ish-ministri afgan shihet duke punuar në Gjermani si shpërndarës i picave

08/26/2021 13:37
nga:Gazeta Blic

Mediat botërore raportojnë se ish-ministri afgan, Syed Ahmad Shah Saadat, është fotografuar duke shpërndarë pica në Gjermani.

Raportohet se ish-ministri afgan i informacionit dhe komunikimit, është parë nga një gazetar lokal në qytetin Leipzig të Gjermanisë, duke punuar si shpërndarës i picave.

Saadat, ka përfunduar studimet e inxhinerisë në Oxford.