Lajme

I digjet vetura një qytetari, Policia nis hetimet

12/27/2023 09:22
nga:Sh R

Një qytetar në Ranillukë të Gjilanit ka raportuar se i është djegur vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia ka filluar hetimet rreth këtij rasti.

“Fsh. Ropotovë e Madhe, Ranillukë 26.12.2023, 19:20. Është raportuar se nga persona të dyshuar është djegur vetura e viktimës mashkull kosovar. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.