Sporti

I dha lamtumirën futbollit pasi u diagnostikua me tumor, ish-mesfushori i bashkohet sërish Juventusit

12/20/2024 11:51
nga:N K

I detyruar të largohej nga futbolli vetëm në moshën 26-vjeçare për shkak të një tumori, Simone Muratore është rikthyer sërish tek Juventus, skuadra ku u stërvit si lojtar.

Ish-mesfushori ka nisur së fundmi aventurën e tij të re si ndihmës trajner në sektorin e të rinjve.

“Bota e të rinjve të Juventusit është një mjedis që Simone e njeh shumë mirë, pasi e ka frekuentuar prej shumë vitesh deri në vitin 2018”, shkruan klubi.

Nga ai vit deri në vitin 2020, Simone Muratore luajti 54 ndeshje mes Kampionatit dhe Kupës së Italisë.

Në sezonin 2019-2020, ai doli në fushë 5 herë me ekipin e parë, një prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

Pasi u transferua në Atalanta, Simone luajti për dy sezone në formë huazimi, fillimisht në Reggiana në Serinë B dhe më pas në ekipin portugez Tondela dhe më pas ai u desh të largohej për arsye shëndetësore.