Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League.
Sulmuesi shqiptar hyri në librat e rekordeve të futbollit anglez që në ndeshjen e tij të parë si titullar, përcjell GazetaBlic Sport.
Broja shënoi në minutën e 53-të një gol shumë të bukur, gol ky që ishte i fitores për Southampton.
Broja u vlerësua me notë 8.1, notë fantastike që vlerëson lartë paraqitjen e sulmuesit shqiptar.



