Franca është kualifikuar në gjysmëfinale.
‘Gjelat’ kanë triumfuar ndaj Anglisë me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me shumë rivalitet e spektakël në fushë.
Tchouameni shënoi fillimisht për epërsinë e Francës, por Harry Kane barazoi nga penalltia në pjesën e dytë.
Olivier Giroud e ktheu epërsinë e Francës në minutën e 78-të, duke vendosur edhe epilogun përfundimtar.
Harry Kane kishte mundësinë ta barazonte përsëri sfidën, por dështoi nga penalltia e dytë e akorduar.
Disa fjalë pas ndeshjes i tha dhe autori i golit të dytë, Olivier Giroud, i cili e konsideroi përballjen me ishullorët, si një lojë të mrekullueshme.
“Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne i dinim cilësitë e lojtarëve anglezë dhe gjithmonë u përpoqëm t’u përgjigjeshim atyre. Unë jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër dhe shpresoj se ata mund të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.”,- është shprehur Giroud, në fjalën e tij.