Lajme

I dërguari i posaçëm i SHBA do të takojë Ramën e Bashën në Tiranë

12/05/2021 16:17
nga:Gazeta Blic

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.

Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.