Lajme

I dënuar më parë për “vrasje me paramendim”, arrestohet 27-vjeçari

10/16/2021 11:18
nga:M K

Autoritetet policore kanë arrestuar një shtetas 27-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, nga finalizimi i operacionit policor “Sanxhaku”.

Shtetasi K. K., banues në Sanxhak, Kurbin, më 14 gusht, në Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, tetë kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarr-përcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kilogramë lëndë narkotike.