Lajme

I dehuri rrah gruan në Graçanicë, dërgohet në mbajtje

08/29/2024 10:18
nga:Genita C

Një burrë është arrestuar në Graçanicë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia njofton përmes raportit se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.