Sporti

I dehur në timon, i hiqet patenta për një vit yllit të Newcastle

01/26/2023 15:46
nga:E K

Joelinton, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Newcastle, u arrestua në gjendje të dehur në timon në orët e para të datës 12 janar.

Mesfushori ofensiv, i cili shënoi golin e fitores në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Southampton, është gjobitur me 29 mijë paund për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Jo vetëm kaq, pasi 26-vjeçarit brazilian i është hequr patenta për 12 muaj, dënim që do të reduktohet në nëntë muaj nëse përfundon një kurs rehabilitimi.

Joelinton po luan sezonin e katërt me Newcastle, klub ku u transferua nga Hoffenheim në verën e vitit 2019 për 44 milionë euro.