Lajme

I dëbuan familjarët nga shtëpia, arrestohen dy të dyshuar në Strellc të Deçanit

01/04/2024 18:39
nga:G B

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Strellc të Deçanit nën dyshimin se kishin dëbuar familjarët e tyre nga shtëpia.

Pas arrestimit, në shtëpinë e të dyshuarve, kanë gjetur një revole, një pushkë, një kallashnikov dhe fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 03.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt deklarojnё se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit (familjarё tё tyre)”, ka njoftuar Policia.

Armët e gjetura dhe sekuestruara janë: Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse. Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.  Tridhjetё e tre (33) fishekt kal. 9x19mm.  Njё (1) pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёsё.  Njёzet (20) fishek tё sё njejtёs armё.  Njё (1) armё AK-47.  Dy (2) karikator i sё njejtёs arme.  Njёqind e njёzet e njё (121) fishek kal: 7.62×39 mm./BetimipërDrejtësi