Showtime

I dashuri i Rita Orës, takohet me prindërit e saj për here të parë

11/16/2021 15:54
nga:Genita C

Rita Ora është “plotësisht serioze” në lidhjen e saj me Taika Waititi, përderisa ai takohet për herë të parë me prindërit e saj.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka qenë e pafat në dashuri deri tani.
Ylli i popit është mjaft serioze për lidhjen e saj të re, pasi nuk humbi kohë për ta prezantuar Waititin me prindërit e saj.

Aktualisht Rita është duke punuar në Londër rreth albumit të saj të ri, pasi që ka udhëtuar në fundjavën e kaluar në Budapest për ndarjen e çmimeve në MTV EMA 2021.

Ajo dukej shumë bukur në tapetin e kuq ku edhe Taika u mundua ti bënte foto Ritës.