Showtime

I dashuri i Kim Kardashian, me një list të ish të dashurave

11/24/2021 15:23
nga:Genita C

Pete Davidson është i dashuri i ri i Kim Kardashian, këtë lidhje çifti e bëri të ditur lajmin disa ditë pasi shpërthyen thashethemet.

Por Kim nuk është e vetmja e famshme që Pete ka pasur në krah pasi lista e të dashurave të tij që i përkasin showbizit është e gjatë.

Ariana dhe Pete pranuan publikisht lidhjen e tyre në Maj të 2018, dhe vetëm disa javë më pas ata u fejuan.

Pas 5 muajsh bashkë ata u ndanë dhe Pete ju desh të mbulonte tatuazhin e tij në qafë për Arianën, frymëzuar nga kënga ‘Dangerous Woman’ e këngëtares.

Edhe pse 20 vite diferencë, Kate dhe Pete nisën një lidhje bashkë në Janar të 2019, e cila përfundoi në Prill të po atij viti.

Pete gjeti dashurinë me Kaia, dhe prindërit e Kaias, Cindy Crawford dhe Rande Gerber mezi prisnin që kjo dashuri të shuhej.

Pas 4 muajsh Pete konfirmoi ndarjen e tyre duke thënë se nuk kishtë qënë vendi dhe koha e duhur.

Daphne e serialit ‘Bridgerton’ duket se e bëri për vete Pete pasi ai fluturonte shpesh në fshatrat e vegjël anglezë për ta shoqëruar Phoebe në xhirime.

Por dhe kjo romance ishte jetëshkurtër pasi zgjati vetëm 5 muaj.