Sporti

I çuditshmi Patrice Evra pushton rrjetin edhe për Krishtlindje, kërcimi i tij bëhet viral

12/25/2021 21:38
nga:Mergim Rreci

Patrice Evra mbetet një nga personazhet më të veçantë e më të ndjekur të botës së futbollit edhe pasi ka mbyllur karrierën e tij.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventusit, ka spikatur vazhdimisht edhe për shfaqjet e tij në rrjetet sociale dhe kështu vazhdon të bëjë edhe tani që është larguar nga futbolli i luajtur.

Postimi i tij i fundit ka qenë për Krishtlindjet, e siç ndodh shpesh, është bërë shpejt viral mes ndjekësve duke u përhapur kudo.

Evra ka zgjedhur të festojë në mënyrën e tij, me një kërcim humoristik, i veshur si një babagjysh mbi një dre, duke dhuruar një shfaqje të rrallë humoristike, nga ato të zakonshmet që e kanë bërë të famshëm edhe jashtë fushës së blertë/PS/.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Patrice Evra (@patrice.evra)