Lajme

I burgosuri viktimë e dhunimit nga tre të tjerë në Dubravë

08/27/2026 10:38
nga:L J

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se një person dyshohet se është dhunuar nga tre persona të tjerë në Burgun e Dubravës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Dhunim”.

“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”, ka deklaruar Nikçi.

 

 

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë