Cool

I blerë me bitcoin, diamanti në formë dardhe mbi 100 karat u shit për 12 milionë dollarë

07/12/2021 11:06
nga:G C

Shtëpia e ankandeve Sotby ka shitur një diamant prej 101 karatë për 12,3 milionë dollarë dhe atë në kriptovaluta.

Diamanti në formë dardhe i është shitur një koleksionisti privat të paidentifikuar, kanë bërë të ditur nga Sotby.

Diamanti nga Diakora, është diamanti i dytë më i madh në botë në formë dardhe që ndonjëherë është shitur në një ankand publik.

Para shitjes, shtëpia ndërkombëtare e ankandeve ka njoftuar se do të pranojë pagesa edhe me bitcoin apo etherum, për diamantin e shumëpërfolur që u shit në Hong Kong, transmeton Telegrafi. .

Ankandi është transmetuar drejtpërdrejtë në internet, ku deri në momentin e shitjes ka pasur dhjetëra oferta.

E në fillim të kësaj jave, Sotby ka njoftuar se është mjeti më i shtrenjtë që ndonjëherë është shitur dhe paguar nga blerësi me kriptovaluta.