Lajme

I bënë presion vajzës pasi e zunë duke pirë duhan, policia arreston prindërit në Gjakovë

11/12/2021 11:50
nga:M K

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një grua dhe një burrë në Gjakovë, të cilët dyshohen për dhunë në familje.

Të njëjtit, dyshohen se i kanë bërë presion verbal vajzës së tyre.

Të dyshuarit i kanë bërë presion vajzës, pasi e kishin zënë duke konsumuar duhan.

Për këtë arsye, viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi dhe është dërguar në strehimore.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, në orët e pasdites në Gjakovë.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajte.