Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se ka marr informacione se ndaj viktimës, Ilaz Brahimit, po bëhej presion për martesë.
“Mua nuk ma mbush mendjen askush që ti del në takim me dikë dy herë, dhe pas dy takimeve ai djali të thotë jo nuk po du me kalu, edhe ti shkon e vret. Tentimi, në mesazhet që ma kanë ardh mua dhe Jehonës, është se ajo [Ardita Gashi], ka tentuar me i mbet në dorë, ajo ka qenë çikë e cila me zor ka dashur me i mbet në dorë. Ai [Ilaz Brahimi], ka qenë djalë i diasporës, u ardh këtu me u taku dhe me u martu”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.
“Ne kemi diskutuar për një detaj shumë të rëndësishëm, që i kanë bërë presion për me u martu. Flasim edhe për një anë tjetër të patriarkalizmit që rëndon mbi burrat. Këtu janë tri koncepte”, shtoi gazetari.


