Lajme

I bënë për spital dy policë

02/05/2022 10:52
nga:Gazeta Blic

Një person në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policor në stacionin Policor në lagjen “Kodra e Trimave”.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orë të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 04.02.2022-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.