Lajme

I armatosur dhe i rrezikshëm, policia po e kërkon këtë person

07/30/2021 14:45
nga:N M

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që çdo informatë që kanë për vendnodhjen e këtij personi të lajmërojnë në numrat e policisë së Kosovës që janë publikuar nga ky institucion, raporton Gazeta Blic.

Kërkesa e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor (StopListë), i dyshuar për disa vepra penale dhe ka fletërreshtim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepër penale të “Grabitjes se armatosur”por, që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.
Personi i kërkuar është Adil Faik Krasniqi, i lindur me 17.02.1986 , adresa rr,,Murat Xhakaj’’-Kolevicë e Re- Prishtinë .
Ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë .
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.
Adil ( Faik ) Krasniqi :
DL 17.02.1986 Prishtinë
Adresa:Rr,,Murat Xhakaj’’-Kolevicë e Re- Prishtinë
Flokët : të zeza
Sytë : të kaltër
Gjatësia: 180cm
Pesha: 65 kg

Rrëfimi i viktimës së trafikimit për ditët e tmerrit dhe izolimit