Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, së bashku me kandidatët për deputet kanë vizituar mjekët kujdestarë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe Urgjencën e Qytetit të Podujevës.
Hyseni tregon se në vizitë ishin edhe tek zjarrëfikësit.
Postimi i plotë:
Në këtë natë të ndërrimit të moteve, së bashku me kandidatët për deputet vizituam mjekët kujdestarë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe Urgjencën e Qytetit të Podujevës.
Përkushtimi i tyre si përherë është: shërbimi ndaj qytetarëve të komunës sonë. Pavarësisht festave apo vikendeve, ata janë në krye të detyrës së tyre të shenjtë, përkujdesjen e përhershme për shëndetin tonë.
Po ashtu, vizituam Stacionin Policor, me ç’rast takuam policët që sonte ishin në detyrë. Njësoj si kolegët e tyre në pikën kufitare në Merdar, që sonte nuk ishin në mesin e familjeve të tyre, por në krye të detyrave dhe përgjegjësive për të na ofruar si përherë siguri.
Në vizitë ishim edhe tek zjarrëfikësit, të cilët po ashtu përkujdesen për ne.
Profesionistët shëndetësorë, policët, ushtarët, zjarrëfikësit dhe të gjjthë ata që sonte janë në krye të detyrës, dëshmojnë se sa të madh e kanë përkushtimin ndaj Republikës, sa të përkushtuar janë në shërbimin ndaj qytetarëve, për çka iu shprehim mirënjohjen e respektin e vazhdueshëm.