Lajme

Hyseni u drejtohet deputetëve me “delegatë”

07/07/2022 12:25
nga:Genita C

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni në fjalën e tij para deputëtëve, u është drejtuar atyre me epitetin “delegatë”.

Pas kësaj, ai u ka kërkuar falje atyre për këtë mënyrë të të drejtuarit.

“Të nderuar delegatë, deputetë më falni”, u shpreh ai.

Ai vazhdoi me fjalimin e tij në lidhje me projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës.

“Komisioni për legjislacion në mbledhjen e mbajtur me 28 qershor ka shqyrtuar projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës me amandamentet e propozuara nga komisioni”, u shpreh ai.