Lajme

Hyseni: Thuhet vesh më vesh se janë vrarë mbi 30 mijë ushtarë rus në Ukrainë

03/15/2022 21:18
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni në Prime Time në Kanal10 ka thënë se që nga nisja e konfliktit rus në Ukrainë e deri më tani thuhet se janë vrarë mbi 30 mijë ushtarë rusë.

Hyseni ka thënë se sipas raportimeve pjesa dërmuese e ushtarëve rus që tani janë në Ukrainë nuk e kanë pasur idenë se po shkojnë në agresion por gjoja se po shkojnë në ushtrime ushtarake.

“Kështu sipas informative vesh më vesh flitet për 30 mijë ushtarë rus të vrarë deri sot, nga 175 mijë që i ka pasur në kufi me Ukrainën. Këtë shifër kështu unë e lëshova në mënyrë pak më spekulative. Mirëpo, nëse shënimet zyrtare flasin për 12-13 mijë ushtarë, unë kam të drejtë të mendojë që pak është dyfishi i tyre”.

Sipas Hysenit, Rusia nuk do të mund ta përballoj as financiarisht këtë luftë.