Lajme

Hyseni takim me të rinjtë: Të bindur se fitorja e 9 shkurtit e LDK-së është e pashmangshme!

01/18/2025 09:49
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeve, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat e kësaj komune.

Hyseni tha se s’ka se si të mbyllet më mirë dita përveçse me një takim të tillë.

“Kjo rini është fryma dhe shpirti i Lidhjes sonë! Shpirti i Llapit tonë! ” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.

Hyseni ka thënë se ‘Vullneti, gatishmëria dhe puna e tyre është garancia më e fuqishme se ndryshimi do të ndodh më 9 shkurt.

Ai tha se rinia e thanë qartë e të bindur se fitorja e 9 shkurtit e LDK-së është e pashmangshme.

Postimi i plotë:

Nuk ka ndryshe e nuk ka më mirë si të përmbyllet një ditë me aktivitete të shumta, përveçse me një takim me të rinj e të reja të komunës sonë.

E ku ka ma mirë,

E qysh është mirë,

Se me ju e për ju!

Kjo rini është fryma dhe shpirti i Lidhjes sonë!

Shpirti i Llapit tonë!

Ecëm bashkë, biseduam bashkë, kanë veç një kërkesë, duan: NDRYSHIM!

Vullneti, gatishmëria dhe puna e tyre është garancia më e fuqishme se NDRYSHIMI do të ndodh më 9 shkurt.

E ky NDRYSHIM nuk është vetëm ndryshim pushteti, por me këtë ndryshim vjen edhe perspektiva për këta të rinj e të reja të Podujevës.

Do jetojnë e do t’i jetësojnë ëndrrat e tyre, në Republikën tonë!

Ata kanë shpresë, kanë besim, kanë fuqi që mundësitë do t’i krijojnë në vendin e tyre më 9 shkurt, sepse nuk duan të kërkojnë mundësi larg familjeve e larg atdheut të tyre.

E thanë qartë, e të bindur fort se: Fitorja e 9 shkurtit e LDK-së është e pashmangshme!

#bëhundryshimi

#votoLDK124

#voto16