Lajme

Hyseni takim me anëtarët e kryesisë së LDK-së në Podujevë: Të motivuar për fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit

11/05/2024 20:55
nga:G B

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka mbajtur takim me anëtarët e kryesisë së kësaj dege, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë biseduar për përgatitjet dhe punën në terren që është duke e bërë secili për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hyseni ka shtuar se janë të motivuar që të kontribuojnë për fitoren e madhe të LDK-së, më 9 shkurt.

Postimi i tij i plotë:

Diskutim përmbajtësor në takimin e sontëm me anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Podujevë.

Biseduam për përgatitjet dhe punën në terren që është duke e bërë secili për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përveç punës dhe përkushtimit, secili nga ta, njëzëri, janë të motivuar që të kontribuojnë për fitoren e madhe të LDK-së, më 9 shkurt.

Më shumë se fitore të zgjedhjeve, bashkërisht ndamë të njëjtën bindje, se 9 shkurti do të ndalë një keqqeverisje nacionale për të ndalur më pas edhe atë lokale.

Është nevojë imediate që bashkërisht me anëtarë, veprimtarë e qytetarë të punojmë pandalshëm drejt fitores, e cila vendit do t’i jap qeverisjen e merituar, e cila do ta trajtojë dinjitetshëm çdo kategori të shoqërisë.

Zëri i secilit anëtarë është zëri i veprimtarëve tanë, e zëri i veprimtarëve është zëri i qytetarëve, që njëzëri kërkojnë e punojnë me besim e përkushtim të fuqishëm për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës!