Kryetari i degës njëherësh kandidat për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se sonte kanë mbajtur takimin e rregullt të Shtabit Zgjedhor të LDK-së në këtë qytet.
Hyseni tha se kanë diskutuar për përgatitjet e bëra për fushatën zgjedhore.
Ai tha se puna, përkushtimi dhe vullneti i anëtarëve të Shtabit sikurse i veprimtarëve e anëtarëve të LDK-së janë dëshmi e fuqishme e fitores së LDK-së në Llap.
“Puna, përkushtimi dhe vullneti i anëtarëve të Shtabit, sikurse edhe i veprimtarëve e anëtarëve të LDK-së për të bërë më të mirën të mundshme dhe përkrahja e qytetarëve tanë janë dëshmi e fuqishme e fitores së LDK-së në Llap në zgjedhjet e 9 shkurtit” shkruan Hysenir aporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se kanë folur edhe në lidhje me hapjen e fushatës zgjedhore.
Postimi i plotë:
Sonte mbajtëm takimin e rregullt të Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Podujevë, ku diskutuam për përgatitjet e bëra për fushatën zgjedhore.
Puna, përkushtimi dhe vullneti i anëtarëve të Shtabit, sikurse edhe i veprimtarëve e anëtarëve të LDK-së për të bërë më të mirën të mundshme dhe përkrahja e qytetarëve tanë janë dëshmi e fuqishme e fitores së LDK-së në Llap në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Po ashtu, diskutuam edhe për hapjen e fushatës zgjedhore, ku fillimisht më 11 janar në orën 00:00, bashkërisht me veprimtarë e anëtarë do ta bëjmë hapjen e fushatës në Selinë e LDK-së në Podujevë, ndërkaq në orën 17:00, do jemi pjesë e hapjes zyrtare të fushatës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.