Lajme

Hyseni: Secili që është me Rugovizmin nuk përfundon në ‘prehrin e Albin Kurtit’, siç ka përfunduar një mashtrues si Shpejtim Bulliqi!

09/07/2024 20:22
nga:Y I

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, Ekrem Hyseni ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish-Presidentit Rugova në Podujevë.

Hyseni thotë se prania e tyre në këtë ceremoni është dëshmi e besnikërisë ndaj vet Presidentit Rugova dhe LDK-së.

Sipas tij, as të tejrët, e as kryetari i Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi, që deri dje ishte në struktura të larta të LDK-së në Podujevë, nuk qenë në gjendje as ta propozojnë e as ta bëjnë një shtatore të tillë, por thotë se e bëri e sot për të përfituar edhe një herë në emër të Presidentit Rugova dhe të LDK-së.

Ai thotë se ata që janë me të djathtën dhe me Rugovizmin nuk përfundojnë në ‘prehrin e Albin Kurtit’, siç thotë se ka përfunduar Shpejtim Bulliqi, të cilin e quajti mashtrues e tradhtar.

Reagimi i plotë: