Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka vizituar sot mobilerinë “Fita”, në Podujevë, raporton Gazeta Blic.
“Nga Fitimi u njoftuam për së afërmi për punët që kryhen, por njëkohësisht diskutuam edhe lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset tona. Sa më tepër të jenë të zhvilluara bizneset, aq më tepër zhvillohet ekonomia vendit tonë, e aq më shumë përmirësohet mirëqenia e punëtorëve tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë ditës së sotme vizituam mobilerinë “Fita”, në Podujevë, me ç’rast u pritëm nga pronari i saj, Fitim Kodraliu.
Nga Fitimi u njoftuam për së afërmi për punët që kryhen, por njëkohësisht diskutuam edhe lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset tona.
Sa më tepër të jenë të zhvilluara bizneset, aq më tepër zhvillohet ekonomia vendit tonë, e aq më shumë përmirësohet mirëqenia e punëtorëve tanë!


