Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka nderuar liderin historik, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 2 dhjetorit, ditëlindjes së tij, raporton GazetaBlic.
Hyseni theksoi kontributin e paepur të Rugovës për paqe, duke theksuar se ai ndërtoi Rezistencën Aktive Paqësore dhe e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
Me politikën e tij të urtë, Rugova krijoi miqësi me shtetet dhe kombet e botës, duke fituar mbështetje për lirinë e Kosovës.
Ekrem Hyseni theksoi se Rugova, si ati themeltar i Kosovës së lirë dhe demokratike, do të mbahet mend gjithmonë për udhëheqjen e tij të mençur në momentet më të vështira të vendit.