Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se dje ka mbajtur dy takime me kryetarët e nëndegëve.
Hyseni ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur me gjendjen jo të kënaqshme në komunë, ngecjet e mëdha, sikurse edhe për dështimet e dyshimet e shumta për korrupsion si të qeverisjes lokale, ashtu edhe asaj nacionale.
Ai tutje tha se gadishmëria dhe angazhimi i të gjithëve do të rezultoj me fitoren e madhe të LDK-së.
“LDK-ja, Rruga e Re është e vetmja alternativë. Në rrjedhë të kësaj, diskutuam edhe për parapërgatitjet dhe organizimin tonë në terren, me ç’rast u rikonfirmua edhe një herë gatishmëria e secilit prej tyre që të kontribuojnë pandalshëm drejt fitores së Lidhjes Demokratike në Podujevë” shkruan Hyseni raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë: