Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë se roli i gruas në shoqërinë tonë është jetik në të gjitha proceset, raporton GazetaBlic.
Hyseni thekson në të gjitha periudhat gratë kanë pasur rol të veçantë.
Postimi i plotë:
Nën organizimin e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, u mbajt takimi me Gratë Llapjane, ku e pranishme ishte edhe Kryetarja e Formuit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku.
Roli i gruas në shoqërinë tonë është jetik në të gjitha proceset.
Në të gjitha kapërcimet e shoqërisë sonë, në të gjitha periudhat, gratë kanë pasur rol të veçantë.
Kontributi dhe angazhimi i tyre i drejtpërdrejt në vendimmarrje garanton suksesin.
Kontributi i tyre është krucial edhe për ndryshimin.
Falemnderit për përkrahjen!
Falemnderit për mobilizimin!


