Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë njëherësh kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ekrem Hyseni, ka pritur në takim drejtoreshën për Arsim në komunën e Prishtinës,Jehona Lushakun.
Hyseni tha se bashkërisht me Departamentin për Arsim të LDK-së në Podujevë dhe me mësimdhënës të komunës i prezantuan Planin për mësimin tërëditor në Podujevë.
“Sukseset që ka treguar zbatimi i një Plani të tillë në komunën e Prishtinës është shembull i mirë, nga i cili mund të mësojmë e të cilin do ta zbatojmë edhe në Podujevë gjatë qeverisjes së LDK-së. Programi ynë synon ta ndryshoj gjendjen reale me të cilën ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit në komunën tonë, duke dyfishuar numrin e orëve të prezencës në shkollë” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.
Hyseni ka theksuar se sa i përket pjesës së furnizmit me ushqim, LDK-ja, ka në planin e saj gjithashtu edhe ndërtimin e Kuzhinës së Qytetit.
Postimi i plotë:
Sot prita në selinë e LDK-së në Podujevë, drejtoreshën për Arsim në komunën e Prishtinës, znj. Jehona Lushaku, ku bashkërisht me Departamentin për Arsim të
LDK-së në Podujevë dhe me mësimdhënës të komunës sonë, prezantuam Planin për mësimin tërëditor në Podujevë.
Sukseset që ka treguar zbatimi i një Plani të tillë në komunën e Prishtinës është shembull i mirë, nga i cili mund të mësojmë e të cilin do ta zbatojmë edhe në
Podujevë gjatë qeverisjes së LDK-së.
Programi ynë synon ta ndryshoj gjendjen reale me të cilën ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit në komunën tonë, duke dyfishuar numrin e orëve të prezencës në shkollë.
Implementimi i një Plani të tillë lidhet ngusht me riorganizimin e shkollave dhe kompletimin e infrastrukturës së tyre, posaçërisht me pjesën e ushqimit dhe aktiviteteve kurrikulare e ekstrakurrikulare në këto shkolla.
Sa i përket aspektit infrastrukturor, është paraparë ndarja e fondeve shtesë për ndërtimin dhe adaptimin e infrastrukturës shtesë në shkollat ekzistuese, si dhe ndërtimin e shkollave të reja.
Ndërkaq, sa i përket pjesës së furnizmit me ushqim LDK-ja ka në planin e saj gjithashtu edhe ndërtimin e Kuzhinës së Qytetit, në mënyrë një proces i tillë të realizohet në plotëni.