Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se presioni ndaj institucioneve shtetërore lidhur me referendumin e Serbisë është jo i drejtë dhe standard i dyfishtë në krahasim me vendet e shtetet tjera.
Hyseni nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se organizimi i referendumit në shtetin e huaj duhet të respektoj normat e praktikat ndërkombëtare, ndërsa të jetë në harmoni me ligjet pozitive të vendit tonë.
“Asnjë nga institucionet tona nuk ka për qëllim të ndaloj të drejtën e votës, por edhe nuk do të lejohet që të sulmohet rendi ligjor e kushtetues i shtetit”, shkroi ai.


