Lajme

Hyseni: Përcaktimi e vendosmëria e Sibocit për ndryshim është themeli i fitores sonë më 12 tetor!

09/27/2025 21:30
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka vizituar familjen e kandidatit për Asamble Komunale, Ekrem Rrahmani, raporton GazetaBlic.

Hyseni thotë se biseduan për kërkesat e banorëve në fshatin Siboc, ku thekson se në vazhdimësi janë injoruar nga pushteti në ikje.

Postimi i plotë:

Mikpritje e veçantë e mobilizim i jashtëzakonshëm në familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale Ekrem Rrahmani, në Siboc.

Bashkëbiseduam për kërkesat e banorëve të Sibocit, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetës së tyre, e të cilat në vazhdimësi janë injoruar nga pushteti në ikje.

Përcaktimi e vendosmëria e Sibocit për ndryshim është themeli i fitores sonë më 12 tetor!