Lajme

Hyseni për takimin në Podujevë: Ky është tubimi i fitores së madhe të LDK-së!

11/15/2024 22:40
nga:Y I

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka cilësuar takimin e mbajtur sot në këtë qytet si ‘Tubimi i fitores së madhe të LDK-së’.

Hyseni thekson se bashkimi nuk është thjesht për një fitore politike, është bashkim për ta ndalur një të keqe për vendin, për shoqërinë dhe për familjen tonë.

“E këtë të keqe, fatkeqësisht s’e ka ndjerë askush më shumë se ne Llapi e llapjanët, si pasojë e një keqqeverisje qoftë në nivel lokal, qoftë në atë nacional.
Keqqeverisje të cilën e kemi parë mjaftë mirë, e kemi provuar jo pak secili prej nesh mbi kurrizin tonë. E kemi vuajtur mjaftë. Asnjëri nga Ju s’e meriton një qeverisje e cila ka dështuar në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në diplomaci. Por, vetëm në një fushë nuk kanë dështuar, në KORRUPSION” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.

Ai ka patur kritika të forta për kundërshtarët politik në këtë qytet duke i cilësuar si ‘mashtrues’.

“Përveç në KORRUPSION, ata janë dëshmuar edhe në MASHTRIM!Këtyre, nuk u thonë ndryshe, veçse MASHTRUES!Kjo është fytyra e tyre e vërtetë. Të tillë janë ATA! Ata që dëshmuan se janë të përgjegjshëm vetëm ndaj vetvetes për t’i përmbushur ambiciet personale për pushtet, e ambiciet personale e partiake për përfitime materiale” tha Hyseni.

“Mobilizim e frymëzim si ky sonte, çdo ditë e çdo natë, deri në fitore, e fitorja duhet të na shërbejë si një momentum i ri, përpunë të mira e të mëdha, që do i ndjen secili”

Fjala e plotë e Hysenit në takim:

Ky është Llapi i LDK-së,
Kjo është LDK-ja e Llapit!

Kjo pamje e sontme nga kjo sallë këtu është porosia më e qartë! Pamje që flet vet se rreshtimi i llapjanëve është në Rrugën e Re, në Rrugën e shpresës, të zhvillimit ekonomik e të perspektivës!
Porosia që ju po përçoni sonte në këtë tubim është e qartë, madje më e qartë se kurrë.
Prandaj, më lejoni që në këtë moment, që këtë tubim sonte ta quaj Tubim i Fitores së Madhe të LDK-së!
Për këtë, dëshmitarë jeni secili prej Jush, e meritorë janë gjithë qytetarët tanë anekënd Llapit e Gollakut.
Llapi dhe llapjanët përherë ishin përcaktues të fitoreve të mëdha të LDK-së e të Kosovës.

Këtë po e dëshmojmë edhe sonte. Këtë mesazh po e përçojmë nga këtu tek secila familje e tek secila shtëpi.
E kemi obligim moral e kombëtar të bëjmë këtë ndryshim. Përhirë të
* çdo punëtori që shkon në punë me kushte e pagë të ulët
* çdo studenti që ëndërron një të ardhme më të mirë, por nuk e ka ndihmën e shtetit
* çdo fermeri të zellshëm që i mungon mbështetja e shtetit
* çdo ndërmarrësi që ka ide inovative, por mungon dora e shtetit të jap bëj idenë realitet.
Pamjet si këto sonte këtu që përçojnë porosi të qartë, ishin të domosdoshme.
Më të domosdoshme se për një fitore, janë të domosdoshme përvet Republikën dhe për interesin qytetar.

Bashkimi ynë nuk është thjesht për një fitore politike, është bashkim për ta ndalur një të keqe për vendin tonë, për shoqërinë tonë, për familjen tonë.
E këtë të keqe, fatkeqësisht s’e ka ndjerë askush më shumë se ne Llapi e llapjanët, si pasojë e një keqqeverisje qoftë në nivel lokal, qoftë në atë nacional.
Keqqeverisje të cilën e kemi parë mjaftë mirë, e kemi provuar jo pak secili prej nesh mbi kurrizin tonë.

E kemi vuajtur mjaftë. Asnjëri nga Ju s’e meriton një qeverisje e cila ka dështuar në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në diplomaci. Por, vetëm në një fushë nuk kanë dështuar, në KORRUPSION!
Aty janë dëshmuar se janë të pakonkurrencë!
Përveç në KORRUPSION, ata janë dëshmuar edhe në MASHTRIM!
Këtyre, nuk u thonë ndryshe, veçse MASHTRUES!
Kjo është fytyra e tyre e vërtetë.
Të tillë janë ATA!

Ata që dëshmuan se janë të përgjegjshëm vetëm ndaj vetvetes për t’i përmbushur ambiciet personale për pushtet, e ambiciet personale e partiake për përfitime materiale.
Këtu nuk zgjedhën mjete, as rrugë!
Nuk kursyen askë e asgjë, që të pasurohen çdo ditë e më shumë, duke prekur pothuaj në secilin tender!
Megjithatë, ju jeni shprese, sepse Ju jeni ndryshimi, prandaj jam i bindur se:
Llapi do ta kryejë detyrën e vetë për ta rikthyer Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye të shtetit, aty ku e ka vendin, me Kryeministër Lumir Abdixhikun.

Do ta kryejë detyrën, për t’i dhënë fund:
* kontratave sekrete që kjo Qeveri i ka bo përditshmëri
* hajnive në rezerva shtetërore e me ujë të Kosovës
* masave të Bashkimit Evropian nën të cilat e ka futKosovën kjo Qeveri
Për t’i dhënë fund,
* dëmtimit të mëtutjeshëm të MARRËDHËNIEVE TONA TË SHENJTA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
* tentimeve të vazhdushme për ta kap shtetin, me cenu lirinë e demokracinë e këtij vendi.

Të dashur qytetarë,
Llapi e llapjanët e kanë dëshmuar jo pak herë besnikërinë ndaj LDK-së.
E pikërisht mbi besnikërinë, guximin e dijen Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte bashkëpunëtorët më të dalluar nga Llapi si: Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti, e shumë e shumë të tjerë.
Ngase Ai ishte i bindur se ata që vërtetë e duan LDK-në, e duan vendin nuk e kanë përcaktimin politik të përkohshëm.
Sepse, përcaktimi politik është bindje, e bindja është besim.
Të dashur të pranishëm,
Llapjanët gjithmonë iu kanë përgjigj atdheut, kur ka pas nevojë. Të dëshmuar edhe me pendë edhe me pushkë, me mençuri e guxim, me trimëri e besnikëri sic janë heronjët tanë, heronjët e Kosovës, Zahri Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ali Ajeti, Ilir Konushevci dhe shumë bija e bijë tjerë, të cilët nuk kursyen veten, as jetën në shërbim të atdheut.

Llapi çdo herë ka pas forcën, vendosmërinë, zemrën dhe mendjen për të marrë vendimet e duhura.
Të dashur llapjanë,
Fitorja jonë është fitore e përbashkët, është e të gjithëve e për të gjithë.
Prandaj, për këtë fitore, e kthim të shpresës në Kosovë:
* Na duhet mobilizim më shumë se kurrë.
* Na duhet unitet më shumë se kurrë.

Mobilizim e frymëzim si ky sonte, çdo ditë e çdo natë, deri në fitore, e fitorja duhet të na shërbejë si një momentum i ri, përpunë të mira e të mëdha, që do i ndjen secili.
Për këtë, ne kemi një rrugë, kemi një alternativë, e kjo është Rruga e Re.
Të dashur besnik të LDK-së,
Me 9 shkurt ne do ta bëjmë ndryshimin në Llap e kudo në Kosovë!

Llapi e llapjanët do t’ia japin Rrugën e Re Kosovës.
Ky është kushtrim i unitetit, mobilizimit e fitores së madhe.
Prandaj, nga sonte ju ftoj që të ringrihemi bashkarisht, për Llapin, për Kosovën, me Rrugën e Re me kryeministër, LumirAbdixhikun!
Zoti e bekoftë Llapin!
Zoti e bekoftë Kosovën!