Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se dy kërkesat e Komunës së Gjilanit për shpronësimin e parcelave, janë miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 238 të saj.
Me këtë siç thuhet në komunikatë, Komuna e Gjilanit për herë të parë, blen toka nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Komunës së Gjilanit ka miratuar unanimisht shpronësimin e dy parcelave.
“Për herë të parë, komuna blen toka nga AKP-ja. Pronat komunale po shtohen, ndërsa borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë”, tha Hyseni.