Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së ëpr deputet, ka thënë se Siboci është ngritur në këmbë, në të njëjtën frymë, të njëjtën bindje, të gatshëm për ndryshim, raporton Gazeta Blic.
“Në Sibocin e Lidhjes sonë, bashkërisht me Kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputet ishim sonte t’i dëgjonim një nga një sfidat e mëdha të njerëzve punëtorë e besnik. Dëshpërimin e zhgënjimin e kanë të madh me këtë qeveri, por shpresën e kanë më të fuqishme se do ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Siboci i Lidhjes sonë
Janë ringritur të gjithë, janë bërë një, në të njëjtën frymë, të njëjtën bindje, të gatshëm për ndryshim!
Në Sibocin e Lidhjes sonë, bashkërisht me Kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputet ishim sonte t’i dëgjonim një nga një sfidat e mëdha të njerëzve punëtorë e besnik.
Dëshprimin e zhgënjimin e kanë të madh me këtë qeveri, por shpresën e kanë më të fuqishme se do ta bëjnë ndryshimin.
Jo vetëm se morëm përkrahje të parezervë, por na e thanë qartë se janë mobilizuar shumë, janë mobilizuar fort në çdo lagje e në çdo shtëpi që ndryshimin ta bëjnë realitet më 9 shkurt.
Ky besim e ky përkushtim që tashmë po ndihet e shihet kudo në Llap e Gollak, vërtetë të bën nder e të jep frymëzim!


