Lajme

Hyseni nga Gërdoci: Mashtrimi e zhgënjimi do të ndëshkohen më 9 shkurt

01/20/2025 21:39
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 16, Ekrem Hyseni, ka theksuar se Gërdoci ka folur vendosmërisht për ndryshim. Ai ka deklaruar se mashtrimi dhe zhgënjimi i qytetarëve do të ndëshkohen në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Hyseni ka përshëndetur mikpritjen dhe entuziazmin e banorëve të Gërdocit, duke theksuar se ata janë të vendosur për të sjellë ndryshimin në Republikën e Kosovës.

Ai ka shtuar se gjatë takimit janë diskutuar shqetësimet e qytetarëve dhe është prezantuar programi i LDK-së, që është pritur jashtëzakonisht mirë. Hyseni ka përmendur se fryma e fitores dhe e ndryshimit është dukur qartë në Gërdoc.