Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, ka thënë se në Pejë kanë shpalosur programin e partisë në shëndetësinë, si një nga fushat më të rëndësishme, raporton Gazeta Blic.
Ai ka ndarë 9 veprime konkrete që do të ndërmarrin për të transformuar këtë sektor.
“Vetëm një qasje serioze garanton suksesin në Shëndetësi dhe kësisoj do t’i përmbahemi pikë për pikë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Nga Fushë Kosova mbrëmë, në Pejë sonte shpalosëm programin e LDK-së, për një nga fushat më të rëndësishme, për shëndetësinë.
LDK-ja në programin Rruga e Re, parasheh që i gjithë fokusi institucional të drejtohet në këtë sektor, për ta nisur transformimin rrënjësor.
E që ky transformim parashihet të ndodhë përmes veprimeve e vendimeve konkrete, si:
- Qendra e re spitalore
- Punësim i garantuar brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi
- Specializime të financuara nga shteti
- 150 koeficienti në javën e parë
- Sistemi informativ shëndetësor
- Onkologjia- prioritet
- Investime në kuadrin e ri profesional
- Investime në infrastrukturë
- Fondi i sigurimeve shëndetësore
Krahas këtyre, edhe investime në projekte tjera, të cilat kanë impakt jo vetëm në përmirësimin e shërbimeve, por edhe në vet jetën e qytetarëve.
Vetëm një qasje serioze garanton suksesin në Shëndetësi dhe kësisoj do t’i përmbahemi pikë për pikë!