Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka thënë se është mirëpritur në lagjen Havolli në Llapashticë, ku familje të shumta ishin rreshtuar tashmë krah familjeve tjera anëekënd Llapit, për ndryshimin e madh që bashkërisht do ta bëjmë me 9 shkurt, raporton Gazeta Blic.
“Me një mbështetje të tillë, me hapjen e dyerve të shtëpisë, me hapjen e zemrave tuaja, ringritja e Lidhjes sonë po ridëshmohet nga secila shtëpi, secila lagje, secili fshat, nga i tërë Llapi”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mikpritje miqësore sonte në lagjen Havolli në Llapashticë, ku familje të shumta ishin rreshtuar tashmë krah familjeve tjera anëekënd Llapit, për ndryshimin e madh që bashkërisht do ta bëjmë me 9 shkurt.
Faleminderit për mikpritjen!
Faleminderit për besimin!
Rrugën e bëjmë bashkë!
Me një mbështetje të tillë, me hapjen e dyerve të shtëpisë, me hapjen e zemrave tuaja, ringritja e Lidhjes sonë po ridëshmohet nga secila shtëpi, secila lagje, secili fshat, nga i tërë Llapi!
LDK 124
VOTO 16