Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka theksuar rëndësinë e tubimit të Degës së Parë të LDK-së në Kodrën e Trimave, ku u rikonfirmua fuqishëm ringritja e të djathtës në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Hyseni theksoi se prania masive e qytetarëve në këtë tubim është një shenjë e qartë e besimit dhe përkrahjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai e cilësoi këtë si një mesazh të fuqishëm për LDK-në, duke shtuar se me këtë frymë dhe mision, qytetarët janë të gatshëm për ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
E plotë:
Kodra e Trimave🔥
Në Kodrën e Trimave, në tubimin e Degës së Parë të LDK-së në Kryeqytet u rikonfirmua fuqishëm RINGRITJA e të djathtës!
Një prani kaq masive është rikonfirmim i besimit e përcaktimit të qytetarëve të Kodrës së Trimave për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo thotë shumë, kjo flet qartë, kjo flet bindshëm: Kjo është Lidhja jonë!
Si sonte në Kodrën e Trimave e si çdo ditë gjithandej Republikës, në këtë frymë, me këtë mision: Ndryshimin, na pret 9 shkurti!