Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vijuar me fushatën e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, duke shpalosur programin e tij në shumë lokalitete, të cilin e ka vlerësuar të përshtatshëm e të duhur për të gjithë.
“Më zgjatet jeta kur jam në shërbim të të tjerëve. Punoj dhe e jetoj momentin e shëndetit të mirë për të gjithë. Jeta e mirë dhe e shëndetshme e njeriut është misioni im i shenjtë. Është mision i bekuar”, iu tha Hyseni bashkëqytetarëve të tij gjatë vizitës që bëri në një lokacion të hapur në qytet.
Ndër të tjera, ai tha se e dua dhe përkushtohem për shëndetin e mirë dhe zhvillimor edhe për të gjithë komunën tonë, ku shtoi se ka program dhe ekip të shkëlqyer për ta arritur këtë objektiv, të cilin e vlerësoi si jetik për Podujevën.
Nga të gjitha takimet që ai po i realizon një gjë është tepër evidente, ngase po vlerësohet si njeriu i përzemërt për të gjithë në zemër të LDK-së, në Podujevë”, – tha njëri nga të pranishmit, gjë që u pranua edhe nga të tjerët njëzëri.