Lajme

Hyseni: Me programin tonë e me një ekip të jashtëzakonshëm do t’i japim vendit qeverinë që e meriton e që trajton dinjitetshëm qytetarët tanë!

12/19/2025 22:31
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë se mobilizimi i fuqishëm është dëshmi e vërtetë se qytetarët tashmë kanë zgjedhur shpresën.

Hyseni thekson se vullneti e përcaktimi i tyre është më i qartë se kurrë.

Postimi i plotë:

Shpresë gjithandej Republikës!

Ky është përcaktimi qytetar për LDK 123!

Nga Obiliqi në Fushë Kosovë, mobilizim i fuqishëm, dëshmi e vërtet se qytetarët tanë tashmë kanë zgjedhur shpresën.

Vullneti e përcaktimi tyre është më i qartë se kurrë!

Mobilizim i madh edhe në Degën e dytë në Prishtinë!

Porosia është e qartë!

Mbështetja është e fuqishme!

Kjo është Lidhja jonë!

Me besimin tuaj, me programin tonë e me një ekip të jashtëzakonshëm të Lidhjes sonë do t’i japim vendit qeverinë që e meriton e që trajton dinjitetshëm qytetarët tanë!

#LDK123
#EkremHyseni13