Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, ka thënë se sonte në Turneun e Ndryshimit në Fushë Kosovë ka qenë mbrëmje e veçantë dhe se në secilën komunë po konfirmohet mbështetja e qytetarëve për ndryshimin e nevojshëm, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndryshimi nuk mund të bëhet nga demagogët që premtuan dhe nuk realizuan asgjë, por që ndryshimin do ta bëjë LDK me kryeministrin Lumir Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmje e veçantë, me njerëz të veçantë, sonte në Fushë Kosovë, në Turneun e Ndryshimit!
Në secilën komunë të vendit, po konfirmohet mbështetja e plotë nga qytetarët për ndryshimin e nevojshëm.
Ndryshimi përveç domosdoshmëri, sot është pashmangshmëri.
E ndryshimin nuk mund ta bëjnë demagogët, ata që premtuan gjithçka e nuk realizuan asgjë.
Por, ndryshimin do ta bëj Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku!