Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, sot bashkë me Kryetarin e LDK-së, kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputetë ishin në Kërpimeh, ku ka thënë se kanë gjetur brohoritjet e një fitoreje të fuqishme, raporton Gazeta Blic.
“Gjetëm shpresën e moblizimin e madh e mbi të gjitha gjetëm besimin për ringritjen e të djathtës sonë. Përcaktimi e vendosmëria shihej e thuhej qartë, ashtu siç po na thuhet çdo ditë në secilin fshat, e në çdo lagje të Llapit e Gollakut”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Ky është Kërpimehu i LDK-së
Së bashku me Kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputet sonte ishim në Kërpimeh, aty ku gjetëm brohoritjet e një fitoreje të fuqishme.
Gjetëm shpresën e moblizimin e madh e mbi të gjitha gjetëm besimin për ringritjen e të djathtës sonë.
Përcaktimi e vendosmëria shihej e thuhej qartë, ashtu siç po na thuhet çdo ditë në secilin fshat, e në çdo lagje të Llapit e Gollakut.
Çdo thirrje e juaja për ndryshim e fuqizon edhe më shumë, e shtrinë edhe më shumë mobilizimin gjithandej Llapit e Gollakut!
Jemi bërë një e jemi bërë bashkë drejt 9 shkurtit, drejt vullnetit tuaj për ta bërë ndryshimin realitet!
Prandaj, të mos reshtim së punuari, të ringritemi të gjithë më 9 shkurt, gjithë këtë vullnet e entuziazëm ta përkthejmë në votë e në besim!


