Lajme

Hyseni: Kurti duhet ta rritë Burgun e Dubravës për njerëzit e tij

10/20/2024 09:17
nga:G C

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të afërta me kryeministrin Albin Kurti nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Hyseni, ka rikujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili para se të bëhej kryeministër kishte thënë se do të duhej të rritej Burgu i Dubravës, në mënyrë që të korruptuarit të dërgohen në të.

”Kurti ka pasur të drejt kur ka thënë se duhet me e rritë Burgun e Dubravës, sepse ka nevojë për njerëzit e tij’’ tha Hyseni.

Ai thotë se është ditur se proklamomi i Kurtit se do të qeverisë me duar të pastra, ka qenë thjeshtë propagandë e tyre.

‘’U pa edhe puna e qeverisjes me duar të pastra ka qenë pjesë e propagandës së tij dhe ne kemi qenë të bindur se nuk është ashtu. Komunikimet, vizitat në Prokurori të njerëzve të tij, është më e pakta që ka mundur të ndodh deri sot, nga korrupsioni masiv që ka kjo Qeveri dhe njëkohësisht komunikimet e rrezikshme të njerëzve të VV-së me njerëz të dyshimtë që paraqesin rrezik për vendin tonë’’ thekson ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, shprehet se pret nga institucionet e drejtësisë të merret me figurat e afërta të VV-së, pas keqpërdorimit dhe funksionit e parasë publike.

‘’Mendoj se shteti duhet merret edhe me këto komunikime, përveç dyshimeve serioze për korrupsion, për keqpërdorim të funksionit dhe parasë publike” potencoi Hyseni./frononline/