Skender Hyseni në Prime Time në Kanal10 ka folur për kohën sa mbante postin e ministrit të Jashtëm, deklaratat e përfolura për shkëmbime territoresh si dhe kohën e marrëveshjeve të Kosovës në Uashington, raporton Kanal10.
“Në jetën time qe 30 vjet nuk kam dëgjuar deklaratë për shkëmbime territoresh nga asnjë amerikanë që bën politika për Kosovën”, tha Hyseni.
Hyseni është pyetur edhe për deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.“Kam qeshur shume me atë deklaratë. Secili njeri që flet sot për
Kosovën që ka dështuar qe 20 vjet. Ai ose ajo nuk e kanë iden se si ka qenë Kosova para 20 vjetve. Me lehtësi prej fëmijsh, baltoset vendi i vet”, tha më tutje Hyseni.
“Unë e kam shpjeguar në librin tim, kush do ta kuptoj e kupton.Administarata Trump ka qenë administrate e parë që e ka përmendur
qoftë edhe tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Me 10 mars të vitit 2020 unë kam pasur takim me Grenellin në Shtëpinë e Bardhë. Grenell ka filluar bisedën me pyetjen “A e rrëzove Tëitterin e senatorit Erand ku thuhet se duhet ta shqyrtëtojmë praninë tonë ushtarake në Kosovë?””, theksoi Hyseni duke thënë “le ta quajn kush do ”fake news””. /Kanal10


