Lajme

Hyseni: Jemi të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit!

01/22/2025 18:34
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni, së bashku me bashkëpartiakë vizituan njërin nga bizneset më të suksesshme në këtë komunë,S//Sprint, e cila prodhon mbi 100 produkte të veshjeve.

Hyseni tha se me punën, përkushtimin dhe kualitetin e dëshmuar, kjo kompani ka arritur që produktet e saj t’i eksportojë në vende të ndryshme të Evropës.

Ai tha se janë të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit.

“Jemi të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit, në mënyrë që të krijojmë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm.Bizneset e fuqishme ndihmojnë dhe zhvillojnë ekonominë e vendit tonë” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidatët për deputet, sot vizituam një ndër bizneset më të suksesshme në komunën tonë, S//Sprint, e cila prodhon mbi 100 produkte të veshjeve.

Me punën, përkushtimin dhe kualitetin e dëshmuar, kjo kompani ka arritur që produktet e saj t’i eksportojë në vende të ndryshme të Evropës.

Shumica e të punësuarve në kompaninë S//Sprint janë gra.

Jemi të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit, në mënyrë që të krijojmë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm.

Bizneset e fuqishme ndihmojnë dhe zhvillojnë ekonominë e vendit tonë!